Lajme

Behgjet Pacolli e quan sukses ndryshimin e formatit të raportimit për Kosovën në OKB

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 01 August 2018

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur dhe përshëndetur miratimin e agjendës së re të kryesimit britanik në KS të OKB-së, e cila nuk parasheh raportimin e rregullt tre-mujor të UNMIK-ut, duke krijuar një realitet të ri.

Ai ka thënë se ky është edhe një mesazh i qartë  për njohjen e arritjeve dhe zhvillimeve pozitive në Kosovë.

“Mos përfshirja e raportimit mbi Kosovën në agjendën për muajin gusht është  një  sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të  saj. Këshilli i Sigurimit gradualisht po e njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe është  koha, që  Kosova të  bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, është shprehur Pacolli.

-Advertisement-

Kosova ka kohë që ka kërkuar që të ndryshohet formati tremujor i raportimit për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Ndryshe, kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga sot e ka marrë Britania e Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera