Rozë

Bëhet virale reagimi i Yllit në momentin kur Elvana bën lëvizje provokuese në koncert

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 13 June 2022

Yll Limani është njëri ndër këngëtarët që gëzon raporte tejet të mira pothuajse me të gjithë estradën shqiptare.

Raport të jashtëzakonshëm ai gëzon edhe me Elvana Gjatën.

Ata marrin pjesë në shumë koncerte së bashku, pasi edhe kanë bashkëpunim projekte muzikore.

-Advertisement-

Së fundi dyshja ishin të pranishëm në një koncert të përbashkët, ku edhe performuan këngët e tyre.

Elvana ishte veshur me shumë stil por edhe shumë provokuese.

Këngëtarja kishte zgjedhur një body me figura të ndryshme dhe totalisht të tejdukshëm që ekspozonte format e saj për tu patur zili.

Teksa po performonte me Yllin, Elvana ka provokuar me disa lëvizje duke kthyer shpinën nga ai dhe turma.

Në këtë moment, Ylli nuk ka duruar dot dhe ka bërë disa shprehi në fytyrë që u shoqëruan me brohoritje teksa janë bërë virale në rrjetet sociale.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera