Lajme

Bëhet thirrje që të marshohet nesër kundër mos liberalizimit të vizave

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 23 June 2022

Analisti politik, Gazmir Raci, ka bërë thirrje që nesër nga ora 12:00 në sheshet e Prishtinës, të marshohet kundër mos liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Jemi duke punuar një grup i aktivistëve të komunitetit të çiklizmit dhe kemi iniciuar një marsh paqësor, nesër në ora 12:00 që të dalim në shesh me biçikleta. Të dalim të marshojmë dhe të kërkojmë që liria elementare e jona – liria e lëvizjes nuk mund të jetë pazar politik i shefave të shteteve të Bashkimit Evropian”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje Raci tha që Kosova nuk se për çka e rrezikon BE-në, pasi edhe fuqia punëtore ka ikur nga vendi.

-Advertisement-

“Ne dhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk kemi luftuar me vite të tëra për të plotësuar standarde për ‘Open Balkan’. Ne po punojmë dhe po heqim të ‘zinjtë e ullirit’ si shtete për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian. Është e pakuptimtë në një konferencë të tillë, të flitet për ide që nuk lëvizin asgjë përderisa ne po baravatemi për lirinë elementare që po na mungon siç është liria e lëvizjes”.

“Në fund të fundit edhe fuqia punëtore e Kosovës ka ikur tashmë, nuk kemi çka më të rrezikojmë Bashkimin Evropian. Që 10 vite, shtetet tjera që i kemi kojshi e kanë marrë liberalizimin e vizave”, tha Raci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera