Lajme

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 22 April 2022

Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia ka dorëzuar detyrën ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ku morën pjesë edhe kryesuesi, zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe mbarësi Kelmendit, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Ndërsa, U.D. kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatëvjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015. ​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera