Bëhet ‘Popular Now’ me letrën publike, polici i Njësisë Speciale fshinë postimin
Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 02 November 2023
Pjesëtari i njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, Fatlum Xheladini, reagoi pas diskutimeve të bërë nga krerët institucionalë për pagat e tyre.
Megjithatë, ai më vonë në ‘Facebook’, largoi postimin katër orë pasi që e shpërndau atë, teksa u bë edhe ‘Popular Now’ në rrjetin social ‘Facebook’.
Ai në atë postim tha se po kërkojnë pagë dinjitoze, teksa ka thënë se sa herë që shkon në veri e mendon se mund të mos kthehet gjallë.
“Kohën e fundit saherë që hy në FB shoh postime, kritika e diskutime vetëm për Policinë. Dikush vlerson që shtesat janë të ulëta e dikush mendon që s’meritojmë më shumë.
Pagat “2200€” janë paga të djersës e punës, nuk janë të zyrës. Definitivisht ne si polic jemi lodhë tu e pa veten në qendër të vëmendjes. Krejt çka ne po kërkojmë është një pagë dinjitoze, e meritore, shkruan Gazeta Insajderi.
Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën Veriore të Republikës tonë, unë e mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua t’viktimizohem , po se ka me dhjetëra raste kur jem rreziku me jetë. Është e pa logjikshme me u përmend paga (edhe pse jo pagë, se kto janë veç shtesa momentale për punën jasht t’gjitha normave), kur unë personalisht ka kohë që nuk kum qëndru n’shpi mbi 20 orë. Llogaritni si të doni ju, veç një e di, që barazimi nuk do t’iu del asniherë si e mendoni. Shnet”, deklaroi ai në postimin e larguar nga profili privat.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...