Lajme

Bëhet për spital prishtinasja, i dashuri e rrëmbeu dhe rrahu

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 04 May 2021

Një vajzë në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se i dashuri i saj e ka rrëmbyer dhe e ka keqtrajtuar atë fizikisht dhe psiqikisht.

E njëjta ka marrë edhe trajtim mjekësor përderisa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtinasin e gjuajnë me armë në derën e shtëpisë

“RRËMBIM

Prishtinë 02-03.05.2021 –22:00. Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta inFokus/

Të tjera