Lajme

Bëhet i gjallë Vuçiq, flet pas problemeve me zemër

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 16 November 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në orët e vona të së premtes është shtruar në spitalin ushtarak në Beograd pas disa problemeve kardiake.

Në mesditën e sotme ka folur këshilltarja e tij, duke treguar që gjendja e Vucic është stabile, dhe se do të mbahet në spital për kujdes shtesë.

E pas gjithë kësaj situate është lajmëruar vetë Vuçiq, duke thënë se është shëndosh e mirë e që nga e hëna do të kthehet në punë.
“Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna”, ka thënë Vucic në isntagram, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Gjatë ditës lidhur me rastin e shtrimit në spital të Vucicit, kishte folur edhe Aleksander Vulin, i cili kishte thënë se një gjë e tillë i ka ndodhur për shkak të volumit të madh të punëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera