Lajme

Bëhet i gjallë Haki Abazi: Flet diçka për PDK dhe Listën Srpska

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 03 April 2021

Deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi ka thënë se veprimet e PDK-së dhe të Listës Serbe janë të sinkronizuara për sabotimin e konsolidimit të institucioneve.

Kjo deklaratë e tij vjen pas mungesës së votave në kutinë e votimit në raundin e parë që u përsërit dy herë për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

“PDK dhe Lista Srpska janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve të shtetit të dala nga vota demokratike. 20 vite pengmarrje dhe punë intensive në kapjen e shtetit dhe kundër sigurimië të funksionalitetit. E qartë se kush respekton vullnetin e qytetarëve dhe kush e pranon verdiktin e sovranit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera