Lajme

Bëhet i gjallë Agim Veliu: Ende nuk pajtohemi me Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 02 December 2019

Agim Veliu, nënkryetari i LDK-së ka thënë se ende kanë çështje në të cilat nuk pajtohen me VV-në.

Me rastin e ditëlindjes së ish Presidentit Ibrahim Rugova kryesia e LDK-së ka bërë homazhe tek varri i tij, shkruan gazeta inFokus.

Agim Veliaj tha para mediave se bisedimet me Vetëvendosjen janë duke vazhduar dhe se ka ende disa qështje për të cilat nuk pajtohen e që bisedimet për to do të fillojnë nga sot.

-Advertisement-

Siq dihet sot është paraparë takimi i këtyre dy partive për nënshkrimin e mërrëveshjes së Kolacionit.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa dallime programore që kanë qenë tashmë janë tejkaluar, janë edhe disa çështje tjera të cilat kanë mbetur që do të diskutohen prej sot e tutje”, ka deklaruar Veliu./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera