Bëhet dorëzim-pranimi i 37 kamionëve për komunat e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 21 June 2022
Sot u organizua ceremonia e pranim-dorëzimit të 37 kamionëve për grumbullim të mbeturinave, bashkëfinancuar nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Qeveria gjermane.
Nga ky bashkëpunim në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përfituan 20 komuna dhe pesë kompani rajonale për menaxhim të mbeturinave që operojnë në Kosovë, në vlerë 6.2 milionë euro.
Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Agjendës së Gjelbër duke përmendur rolin e MAPL-së në bashkëpunimin me komunat në programet të cilat kanë për synim një mjedis më të pastër.
Ai ka theksuar se MAPL do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur komunat në ngritjen e kapaciteteve për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e synimeve për mjedis të pastër dhe Agjendë të Gjelbër.
Ndërsa, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, se menaxhimi i mbeturinave do të përmirësojë gjendjen e mjedisit në tërë territorin e Kosovës.
“Ne synojmë të kemi sa më pak mbeturina të cilat mbesin pa u ripërdorur, e pa u ricikluar dhe të krijojmë mekanizma të mirëfilltë që një pjesë të këtyre mbetjeve t’i eliminojmë nga deponitë tona. Reduktimi i ndotjes së mjedisit nga mbeturinat dhe përmirësimi i mëtejmë i shërbimeve dhe infrastrukturës, siç janë deponitë në nivel kombëtar mbeten sfidë. Ne nuk do të ndalemi së punuari në këto çështje derisa mbeturinat të trajtohen sipas standardeve të BE,” tha ai.
Në ceremoni morën pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori gjerman Joern Rohde dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së Luigi Brusa, të cilët vlerësuan performancën e komunave fituese, në fushën e qeverisjes së mirë dhe menaxhimit të mbeturinave gjatë viteve 2017-2020.
Aktiviteti është organizuar në kuadër të Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër që bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës, BE dhe Qeveria gjermane, ndërsa zbatohet nga GIZ Kosova.
Shuma e përgjithshme e granteve në dispozicion të komunave në këtë skemë arrin në 10.4 milionë euro, e cila do të shfrytëzohet për pajisje për menaxhimin e mbeturinave dhe për mbështetjen e komunave të Kosovës në përpjekjet e tyre për t’u orientuar kah menaxhimi i integruar i mbeturinave.
Të tjera
-
Një i vdekụr në aksidentin në mes të një veture dhe kombibusi në Klinë
Një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, t...
-
Shqyrtimi i rastit të Salih Mustafës, avokatët presin që t’i ulet akoma dënimi
Pasi Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës anuloi vendimin pë...
-
Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”
Kisha në fshatin Llapushnik të Drenasit është vendi ku shumë shqiptarë të Kos...
-
Pacolli gὀdet Osmanin: Është naive të mendosh se telefoni mund të klonohet gjatë kontrollit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli sërish ka reagu...
-
Qytetarët kërkojnë hapjen e urës mbi lumin Ibër
Qytetarët në jug të Mitrovicës po kërkojnë nga ekzekutivi kosovar që sa më sh...
-
Shembet dheu në rrugën Prishtinë-Podujevë, krijohen kolona të gjata
Kolona të gjata janë krijuar në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë si pasojë e s...
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit e arrestuar sot për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare
Gjykata Themelore Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehur...
-
Arrest shtëpiak për Blerim Ramadanin deri në vendimin për ekstradim në Serbi
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është liruar...
-
Arrestimi i pesë serbëve nën dyshimin për krime ndaj civilëve shqiptarë – Vuçiq e quan “provokim” të qëllimshëm
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar lidhur me arrestimin e pes...
-
Përditësohen të dhënat, ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Momentalisht pritjet për të hyrë në pikën kufitare Dheu i Bardhë zgjasin 1 or...
-
Ministri Krasniqi njofton se dy vendime janë aprovuar në Gjykatë në favor në MAPL-së
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditu...
-
“Nesër Osmani dhe Sadriu do të ndjekin garën e kalorësve në Kroaci”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë p...