Lajme

Bëhet apel për të dhuruar gjak

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 14 June 2018

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhuruar gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, për të ndihmuar ata të cilët kanë nevojë.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi ka thënë se ky organizim ka për qëllim vetëdijesimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit të gjakut, shkruan GazetaFokus

“Kjo ditë ka për qëllim që të informojë tërë opinionin që të ndërgjegjësoj opinionin publik në lidhje me dhurimin vullnetar të gjakut dhe njëkohësisht të inkurajojë ata që të vijnë dhe të dhurojnë gjak. Në kuadër të aktiviteteve për cilat i kemi organizuar për Ditën Botërore të dhurimit të gjakut 14 qershorin kemi marrë disa aktivitete, aktivitetin kryesor e kemi këtu në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, tha ajo.

-Advertisement-

Poashtu, ajo bëri thirrje që të gjithë ata që gëzojnë shëndet të plotë të dhurojnë gjak, pasi sipas saj kjo qendër duhet të mos mbetet pa rezerva.

Zëdhënësi i  Ministrisë së Shëndetësisë,Faik Hoti ka thënë se dhurimi i gjakut tregon vlerën humanitare të njeriut të ndihmojmë tjetrin.

Gjithashtu, Hoti ka cilësuar se procesi i dhurimit të gjakut përveç anës humanitare ka edhe anën pozitive shëndetësore,pasi që çdo dhurues e fiton një vizitë mjekësore falas.

“Sot është dita botërore e dhuruesve vullnetar të gjakut dhe në shenjë solidarizimi dhe mbështetje të aktiviteteve edhe zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë po dhurojmë gjak. Çdo dhurues besoj që ndjehet mirë kur dhuron gjak, sepse e ka në mend që po e ndihmon dikë që është në nevojë. Pra, përveç anës humanitare ky proces e ka edhe anën pozitive shëndetësore”, tha ai.

Të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjak gjatë ditës së sotme mund ta bëjnë në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, dhe në të gjitha Qendrat Regjionale ku janë të vendosur ekipe që mund të dhurohet gjak.

Që prej vitit 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera