Lajme

Bëhen pagesat e para për shtesat e fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 04 October 2021

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë bërë pagesat e para për shtesat e fëmijëve.

16 mijë aplikime kanë qenë të suksesshme deri më tani, ndërsa 831 aplikues kanë patur të dhëna të pasakta.

“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.
831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme” shkruan Murati në njoftim.

Të tjera