Bëhen 16 vjet nga Korniza Kushtetuese mbi vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
08:16 | 15 May 2017
Korniza Kushtetuese është hartuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut, Hans Hackeroup më 15 maj të vitit 2001. Ky dokument prej 30 faqesh ishte kujdesur të sqarojë në detaje çdo hap që çon deri te krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira.
“Më 15 maj 2001, unë kam nënshkruar rregulloren e UNMIK-ut 2001/9, e cila do të sjellë një fazë të re të vetëqeverisjes në Kosovë. Kjo është, pa dyshim, rregullorja më e rëndësishme e lëshuar në dy vitet e fundit, që nga ardhja e UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, sepse kjo krijon një kornizë kushtetuese gjithëpërfshirëse për vetëqeverisje në Kosovë. Korniza Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë përshkruan institucionet, të cilat do të lihen në duar të liderëve kosovarë dhe nëpunësve publik pas zgjedhjeve, më 17 nëntor 2001. Ky është vërtetë një dokument historik: Ai do të drejtojë popullin e Kosovës drejt themelimit të strukturave demokratike dhe implementimi i tij i suksesshëm do të ndihmojë në masë të madhe procesin e për caktimit të statusit përfundimtar të Kosovës”, kishte shkruar në atë kohë përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Hans Hackeroup.
Ndryshe, pas hapjes së rrugës dhe dhënies së sinjalit për zgjidhjen e statusit politik, filluan edhe përpjekjet e para për të bërë Kushtetutën. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, pas përpjekjeve të gjata, që rezultuan me bisedimet e Vjenës dhe Pakon e Ahtisaarit – mbi bazën e të cilës edhe u krijua shteti ynë – shtruan nevojën e domosdoshme për të pasur një Kushtetutë, në kuadër të forcimit dhe të funksionalizimit të shtetit të ri.
Duke u thirrur në efektet e aktit me të cilin u themelua shteti i Kosovës, Deklaratës së Pavarësisë, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë, konkretisht më 9 prill 2008 u miratua akti ma i lartë juridik dhe njëherazi akti që materializoi Deklaratën e Pavarësisë. Kurse, hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Të tjera
-
Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hag...
-
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin ...
-
Kontributi i grave shqiptare për vendin vlerësohet shumë i rëndësishëm
Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazamen...
-
Gagica (AAK): Edhe sa jetë duhet humbur që Qeveria ta marrë seriozisht autostradën e Gjilanit?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, Nazim Gagica, ...
-
Rast i rrallë: Foshnja që lindi në javën e 26’të, pas trajtimit në Neonatologji lëshohet në gjendje të mirë shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një rast të rrallë në Klinikën e Neo...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 14 vjeçares nga Peja, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve si pasojë e zjarrit një pjesë të shtëpisë
Sot varroset 14 vjeçarja nga Vitomirica e Pejës, Edoneta Mehmetaj e cila nuk ...
-
Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë
Tre persona kanë përfunduar në pranga pas mesnate në rrugën “Riza Goga” në Fe...
-
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka fi...
-
Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji
Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, ...
-
Shqiptari u kap për drogë, por kishte çaj, Rama: S’jam i sigurt se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse kjo do t’i ndodhte një britaniku
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të shqiptarit në Londër, Agim...
-
Bunjaku-Rexhepi përmend austostradën Prishtinë-Gjilan: E kam pyetur Aliun, por kot, në veshë të shurdhër
Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, i ka bërë thirrje v...
-
“Rrena më e keqe e 1 prillit”, e quan Ukraina marrjen e kryesimit të presidencës në OKB nga Rusia
Një vend i akuzuar për krime lufte tani është në krye të Këshillit të Sigurim...