Sport

Behar Topalli bëhet me skuadër të re pas largimit nga Liqeni

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 09 September 2021

Njeri prej lojtarëve më të mirë në futsall në vendin tonë, Behar Topalli, gjatë ditës së mërkurë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook njoftoi largimin nga klubi i Liqenit, shkruan Gazeta inFokus.

Topalli ishte njeri prej futbollistëve kryesor te skuadrës nga Drenasi, ku së bashku me shokët e ekipit arritën të shkruajnë historinë, duke fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës dhe me mjaftë sukses u paraqiten edhe në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futsall.

Pavarësisht këtyre sukseseve lojtari prishtinas vendosi për tu larguar nga klubi i Liqenit për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër.

-Advertisement-

Menjëherë pas largimit nga Drenasi, Behar Topalli, arriti marrëveshje me BB Llapin, ku edhe do të paraqitet në këtë sezon.

Lajmin e konfirmoi klubi nga Podujeva përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

Në të kaluarën Topalli ka luajtur për Perlepnicën, Vitinë, Prishtinën, Besën dhe se fundmi te Liqenin.

Më poshtë keni njoftimin e BB Llapit për transferimin e Topallit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera