Lajme

Begaj viziton për herë të parë Kosovën si president i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 12 August 2022

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që do të nis nga ora 12:15.

Nuk dihet nëse Begaj do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, apo kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

-Advertisement-

Kujtojmë se Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai e zëvendësoi ish-presidentin Ilir Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera