Begaj uron besimtarët katolikë nga Katedralja e Rrëshenit

Autori: Gazeta inFokus
17:50 | 09 April 2023
Sikurse në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.
Ky është një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin e festimeve për besimtarët katolikë.
Me këtë rast, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi sot Katedralen e Rrëshenit, me rastin e Pashkës Katolike.
Gjatë vizitës së tij, presidenti Begaj u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.
Në një prononcim për mediat, presidenti u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të ishte në Katedralen e Rrëshenit dhe përfitoi nga rasti të uronte të gjithë besimtarët katolikë.
“Ndjesi e veçantë të jem në Katedralen e Rrëshenit, në këtë ditë të shenjtë të besimtarëve katolikë, për t’ju uruar festën e Pashkëve katolike. Uroj të gjithë besimtarëve katolikë, të gjithë shqiptarëve, gëzuar Pashkët! Është një ditë në një kohë ringjalljeje për shpresën, paqen, dashurinë dhe harmoninë në familje, në shoqëri, kudo ku ne jetojmë dhe për mbarë botën që siç e dimë jeton në kohë të vështira. Gjithashtu, dua të sjellë në vëmendje që sot është një ditë e veçantë për faktin që e mira triumfon ndaj të keqes, që shpresa triumfon ndaj pesimizmit dhe ne duhet që të gjithë të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës”, deklaroi Begaj.
Në anën tjetër,Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta u shpreh shumë i lumtur me prezencën e Begajt, duke thënë se shërben për të kthyer vëmendjen te periferitë.
“Është një kënaqësi që presidenti i Republiëks zgjedh Rrëshenin, një qytet perfierik, shpeshehrë jo në qendrën e vëmendjes së qendrës, dhe që presidenti e rikthen vëmendjen tek periferitë. Është një teolog indian i cil ithotë që qendrat e vërteta janë perfieritë dhe në fakt janë periferitë qendrat e vërteta dhe presidenti duke ardhur këtu e rithekson dhe rivlerëosn këtë gjë, shpresoj që do ta bëjë edhe në të ardhmen, do ta bëjë me vendet e tjera, po bukur që është këtu sot presidenti i republikës, simboli i unitetit të dukshëm të popullit tonë, figura e presientit, dhe prandaj për këtë jemi të kënaqur që është këtu”, deklaroi imzot Meta.
I shoqëruar nga Imzot Gjergj Meta, presidenti Begaj vizitoi gjithashtu shtëpinë e motrave vinçenciane.

Të tjera
-
Mandl: Qeveria duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Koso...
-
Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësin...
-
Arrestohet për ryshfet zyrtari në Gjakovë, kërkoi para për t’i rregulluar dokumentet për lehona
Një zyrtar i Qendrës Rajonale për punësim në Gjakovë ka kërkuar nga një perso...
-
Çmimet e kafesë rriten në nivel rekord – dhe rritja po vazhdon
Nëse kokrrat tuaja të preferuara të kafesë janë zhdukur nga raftet, mos u shq...
-
Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, iu sekuestrua botoks në vlerë të 150 mijë eurove
Një shtetas turk është dërguar në mbajtje për veprën penale “prodhim dhe shpë...
-
Zhduket një person në Fushë Kosovë
Një person është zhdukur në lagjen 28 në Fushë Kosovë, të premten. Në rapo...
-
26-vjet nga mạsạkra e Belegut të Deçanit
26-vjet më parë në Beleg të Deçanit, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 49...
-
Shkon në 1,000 numri i të vdẹkurve nga tërmeti në Mianmar
Ekipet e huaja të shpëtimit filluan të shkojnë në Mianmar të shtunën për të n...
-
Festa e Fitër Bajramit, myftiu Tërnava sot mban konferencë për media
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot do ...
-
Në këtë orë falet nesër namazi i Fitër Bajramit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...