Lajme

Begaj u kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës e Sudanit të Jugut njohjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 22 September 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takime të ndryshme gjatë pjesëmarrjes së tij në Javën e Debatit të Përgjithshëm të  Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mes takimeve kanë qenë dhe ato me presidentët nga Kenia, Botsvana dhe Sudani i Jugut ku iu kërkoi tre homologëve të tij që ta njohin Kosovën, shkruan Euronews.

Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve përkatëse, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera