Begaj pritet në Vatikan, i flet Papa Françeskut për progresin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
17:44 | 02 December 2022
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi sot Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Presidenti Begaj e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën dhe duke iu referuar marrëdhënieve historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe liderëve të tyre me Selinë e Shenjtë, shprehu mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90.
Kreu i shtetit vlerësoi vizitat e Papa Vojtilës në vitin 1993 dhe të Papa Françeskut në vitin 2014 si mesazhe të forta mbështetëse për shqiptarët, për historinë dhe sakrificat e tyre për liri, pavarësi e dinjitet.
Duke iu referuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, presidenti Begaj u shpreh se vlerësimet e Papës për bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri i bën krenarë të gjithë shqiptarët.
Begaj e siguroi Papa Françeskun, se shqiptarët ndjehen të vlerësuar dhe janë mirënjohës për vendimet e Papa Françeskut dhe të Selisë së Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës, lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, emërimin e At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi i Vatikanit, dhe së fundmi të emërimit të Imzot Arjan Dodajt si Kryeipeshkv i metropolit shqiptar të Tiranë-Durrësit.
Një vëmendje të veçantë në takimin me Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës ia kushtoi Kosovës.
Duke përshëndetur marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, presidenti Begaj nënvizoi se “që nga dita e shpalljes së pavarësisë Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në drejtim të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë”.
Gjatë audiencës, bisedimet u përqendruan edhe te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe ndikimi i agresionit rus në Ukrainë për rajonin.
Presidenti Begaj e ftoi Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri, duke e siguruar se do të mirëpritej gjithmonë krahëhapur nga populli shqiptar.

Të tjera
-
Gjendet 14 vjeçarja e zhdukur, mbahej në një shtëpi nga një burrë, dyshohet se e dhụnoi
Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj më 28 prill ...
-
Raportohet se është vetplagosur një police aksidentalisht në Prizren
Një zyrtare policore është vetëplagosur aksidentalisht me armën e saj të shër...
-
Përkeqësohet në mënyrë dramatike liria e medias, Kosova radhitet 24 vende më poshtë nga viti i kaluar
Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin e Liris...
-
Abazi: Fatmirësi ideja e Limajt për largim nga AAK
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, kandidat për deputet...
-
Nis zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë
Prej 1 majit ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe ...
-
Shala: Dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti
Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike...
-
Kurti në siklet të numrave, lëshon “helm” ndaj PDK,së, LDK’së, AAK’së nëpërmjet Hysamedin Ferajt
Kreu i VV’së, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e...
-
Murati: Metoda e votimit s’po ndryshohet në mes, por në fillimit të procesit!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një shkri...
-
“Idhnak që nuk pranon të humbë – Kurti nuk është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin”, Albert Krasniqi në Pressing
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus e përshkroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvend...
-
Ngërçi politik, ekspertët: Presidentja ka kompetenca të ndërhyjë
Presidentja mund të ndërhyjë në situatën e krijuar politike si mbrojtëse e re...
-
Haxhiu: Votimi i fshehtë, tentativë e VV-së për pazare me Listën Serbe
Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për për...
-
Ngërçi politik, ekspertët: Presidentja ka kompetenca të ndërhyjë
Presidentja mund të ndërhyjë në situatën e krijuar politike si mbrojtëse e re...