Lajme

Begaj për situatën në veri: E patolerueshme dhuna ndaj KFOR-it dhe mediave

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 01 June 2023

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen hungareze, Katalin Novak, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovë, ku shprehet se është e patolerushme dhuna e ushtruar ndaj KFOR-it dhe mediave.

Sipas tij nuk ka asnjë justifikim për të dyja palët për moszbatimin e marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër.

“Nuk janë në shërbim të askujt dhe për më tepër pengojnë proceset integruese ne BE. Për ne misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR është një histori suksesi prej 21 vitesh dhe me presidenten ndamë të njëjtin mendim që ky mision e ka kryer misioni me përgjegjshmëri dhe pa anësi, me përkushtim të jashtëzakonshëm”.

-Advertisement-

“Keqpërdorimi i popullatës serbe ndaj Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj KFOR dhe medias është e patolerueshme, Asnjë pretekst nuk nxirret për të justifikuar asnjërën nga palët për moszbatimin e marrëveshjes të dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër. Mendoj që në këtë moment nevojitet një ç ‘tensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjes që është dakordësuar. Në këto momente duhet t’i kërkohet durim dhe maturi dhe përkushtim në angazhimet që ata kanë marrë në të mirë të mirëqenies të dy vendeve dhe rajonit”, është shprehur Begaj./TCh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera