Lajme

Begaj lobon për Kosovën, ua kërkon njohjen tri vendeve afrikane

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 22 September 2023

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, qëndrimin e tij në New York, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shfrytëzuar për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

Siç ka njoftuar Presidenti Begaj, ai ka zhvilluar takime me homologët e tij nga shteti i Botsvanës, Kenisë dhe Sudanit të Jugut. Në fokus, tha se ka qenë lobimi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut. Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete”, ka shkruar ai, në Facebook.

-Advertisement-

Presidenti shqiptar edhe të enjten në fjalimin e tij para shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk la pa e përmendur Kosovën.

Në fjalën e tij, Begaj tha se Kosova ka arritur të shërojë “shumë plagë të thella” nga e kaluara tragjike dhe se ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi. Megjithatë, siç tha Begaj, Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende.

“Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton. Njiheni pavarësinë e Kosovës!”, u shpreh Begaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera