Lajme

Begaj: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 23 September 2023

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, sërish e ka përsëritur se çështja e Kosovës është prioritet për shtetin shqiptar në takimet ndërkombëtare. Begaj ka kërkuar që situata e Kosovës të zgjidhet duke respektuar marrëveshjet e Brukseli dhe duke zbatuar anekset e marrëveshjes së Ohrit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se për shtetin shqiptar Kosova është gjithmonë prioritet, këto deklarata presidenti shqiptar i bëri gjatë qëndrimit në Nju Jork, pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtarë. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloi drejtuesit e Kosovës, por unë bëjë punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha Begaj, për RTK-në.

-Advertisement-

Begaj po ashtu ka njoftuar se në takimet që ka pasur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Tha se vetmja rrugë nga dalja e mosmarrëveshjeve është dialogu dhe se përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura përmirësohet situata aktuale.

“Kemi diskutuar që situata e Kosovës duhet të zgjidhe. Duhet të zgjidhet duke u fokusuar më shumë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe atyre anekseve të dakodruar në Ohër.  E vetmja rrugë për dalje nga ky grip i mosmarrëveshjeve është dialogu  dhe kompromisi…”, tha ai.

Presidenti Bajram Begaj më tej ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i bashkojnë forcat që të punojmë në drejtim të njohjeve të reja, që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, sepse sipas tij,  kjo është çështje e fitores së qytetarëve të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera