Lajme

Begaj: Jasharët – familja simbol i martirizimit për Kosovën e pavarur

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 12 June 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se familja Jashari kanë qenë simboli dhe flakadani i lirisë së Kosovës, gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

“Sot përulemi para Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur, flakadan i lirisë së saj. Nderojmë kryetrimin Adem Jasharin, legjendë e gjallë e atdhedashurisë, burra të tillë rrallë i lind historia. Sot është dita të kujtojmë të gjithë luftëtarët e UÇK-së, ata që i falën Kosovës së pavarur e të lirë jetën dhe ata që amanetin e bashkëluftëtarëve ua transmetuan brezave të rinj. Liria nuk është dhuratë, ajo duhet të mbrohet”, ka thënë Begaj.

Presidenti shqiptar ka listuar vendet prej nga Shqipëria, dhjetëra njerëz iu bashkuan UÇK-së për t’i dal krahë Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera