Begaj flet për situatën në veri: Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 07 June 2023
Në konferencën e përbashkët me homologun e tij estonez, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj foli dhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Ai tha se që prej nisjes së incidenteve e deri më tani ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje, komandantin e KFOR dhe presidentë të tjerë të rajonit.
“Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe me presidentët rajonalë. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara publikisht, e përsëris që për mua sovraniteti i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm dhe ndërtimi i institucioneve demokratike atje është i domosdoshëm”.
“Kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që të kenë durim, maturi dhe duhet të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu”, u shpreh Begaj./Tv Klan
Të tjera
-
Delegacioni i AP-së së KiE-së: Bojkoti i tri televizioneve nga partia në pushtet, i dëmshëm për informimin publik
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), pas v...
-
Vlora Dumoshi: Siç thotë populli, nga Gollaki del i pari e bajraktari
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një t...
-
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zgjedhjen e Besnik B...
-
Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për ekonominë e çështjet e sigurisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Bundestagu...
-
Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është t...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Siç e kemi kuptuar, Shërbimi Informativ s’ishte në përputhje me Rezolutën 1244
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer deklaroi të mërkurën...
-
Jeta Rafuna pas tubimit zgjedhor në Llap: Aty ku ndihem si në shtëpinë time
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sụlmi i qenit, reagon Policia
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga ...
-
Podujeva mirëpret me një takim madhështor 11-shin e LDK’së, Xhafer Gashin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, k...
-
William Walker me dedikim edhe për Besnik Tahirin: Do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë
Besnik Tahiri, kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka t...
-
Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë, prindërit përjetojnë tmerrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, k...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Ka qenë e qartë se Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike
Ish-këshilltari i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Strohmeyer, gjatë dëshmisë së...