Lajme

Begaj e thotë para Presidentes Osmani se Kosovës i duhet koordinim më i ngushtë me SHBA’në dhe BE’në

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 04 September 2023

Pas takimit, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës Vjosa Osmani, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj konference, Begaj tha se me Osmanin kanë folur për situatën në Veri.

Ai tha se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën, duhet koordinim më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët kryesore – SHBA dhe BE.

Begaj ka shtuar se dialogu është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

-Advertisement-

“Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet koordinim edhe më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët tanë kryesore, SHBA dhe BE, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund  të vërë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe të drejtën për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën, por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Në këtë aspekt vlerësova hapat ee fundit për de-eskalimin e situatës atje, gjithashtu nënvizova se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur fuqishëm nga SHBA, është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë OKB’së. E sigurova Osmanin për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë për të kontibuuar me çdo mjet dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë konstruktive në funksion të këtij dialogu”, tha Begaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera