Lajme

Begaj: Dhuna e papranueshme, Kosova të koordinohet me aleatët

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 30 May 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka dënuar dhunën e shfaqur ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan dhe e ka vlerësuar atë si të papranueshme.

Në një postim në Facebook, Begaj ka thënë se askush nuk mund të vendosë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, derisa u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të tregohen të duruara e të matura.

“Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike. Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, ka shkruar Begaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera