Sport

Befason Turan: Dua të transferohem te kjo skuadër (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 08 August 2017

Arda Turan dëshiron që të rikthehet në Atletico Madrid

E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka zbuluar se Arda Turan po dëshiron që të rikthehet në Atletico Madrid.

Por, turku nuk mund t’i bashkohet ekipit të Diego Simones deri në janar të vitit 2018, për shkak se klubi nga Madridi i ka të ndaluar transferimet nga FIFA.

Turan nuk bën pjesë në planet e Ernesto Valverde për sezonin e ri, kështu që është bindur se duhet të gjej një klub të ri.

-Advertisement-

Më herët është përfolur se Ara ka oferta nga Kina, Galatasaray dhe Arsenal, përcjell Express.

Mbetet të shihet nëse Arda do të pres deri në janar që t’i bashkohet Atleticos, apo gjatë këtij muaji do të gjej një klub tjetër. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera