Sport

Befason Trump: Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 28 June 2018
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pati një bisedë me homologun portugez Marselo Rebelo de Sosa.
Pas takimit ai u vu përballë pyetjeve të gazetarëve ku u pyet mbi takimin me Vladimir Putin. Trump e përgëzoi Putinin për mënyrën e zhvillimit të Botërorit dhe tha së djali i tij po e ndjek turneun.

“Unë jam një përkrahës i vogël i futbollit, por nuk kam shumë kohë”, – tha ai. Në atë kohë, De Sosa ndërhyri për të lartësuar CR7:

“Mos harroni se Portugalia ka ​​lojtarin më të mirë në botë, quhet Cristiano Ronaldo. Nëse ndërmerrni një udhëtim për në Rusi gjatë zhvillimit të Botërorit, Portugalia është atje, me synimin për ta fituar turneun.

Ai ka kaq famë, sa mund të zgjidhet më kollaj se ju president”. Trump i është përgjigjur kolegut portugez: “Në Portugali mundet, por në SHBA gjërat janë ndryshe”.

-Advertisement-

kristiano ronaldo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera