Sport

Befason Ronaldo: ‘Topin e Artë’ duhet ta fitoj Karim Benzema

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 14 October 2021

Gara për ‘Topin e Artë’ po bëhet çdo ditë e më interesant, me emrat e futbollistëve që po përmenden se mund ta fitojnë këtë çmim, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, po kalon në formë jetësore në këtë fillim sezonin, ku është edhe golashënuesi më i mirë në top 5 ligat evropiane.

Krahas paraqitjeve të mira me ‘Los Blancos’, Benzema formë të mirë ka shfaqur edhe me kombëtare, ku ka ndihmuar me gola Francën që ta fitoj edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

-Advertisement-

Pas këtyre paraqitjeve në këtë edicion te francezit, ish-futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo, po mendon se Benzema duhet ta fitoj ‘Topin e Artë’.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar edhe arsyet pse sulmuesi francez e meriton këtë çmim.

“Pa dyshim që kandidati im për ‘Topin e Artë’ është Benzema. Sulmuesi më i mirë, i frikshëm në 10 sezonet e fundit dhe kampion mbi gjithçka, Nuk mendoni dhe ju kështu?”, përfundoi Fenomeni.

“Topi i Artë” i vitit 2021 do të mbahet të hënën më 29 nëntor në “Teatrin du Chatelet” në Paris, i njëjti vend ku u mbajt çmimi 2019./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera