Sport

Befason Real Madridi, mundet për herë të parë këtë sezon në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 19 October 2019

Real Madridi, ishte mysafir jo fort i zorshëm për Mallorcan.

Këta të fundit, mundër ekipin mbretëror me rezultat 0 me 1.

E kështu, ekipi i Zinedine Zidane, e provoi për herë të parë humbjen në këtë sezon në ligën spanjolle, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Megjithatë, pjesa e parë e kësaj ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë e raste më të shumta të Real Madridit, por që ishin vendasit që arritën golin.

Kjo erdhi nga Lago Junior, i cili dha golin e vetëm në ndeshje në minutën e 7-të.

Ndërsa, rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht se edhe në pjesën e dytë Real Madrid ishte më i mirë.

Por, kjo u bë edhe më e vështirë kur nga minuta e 74 mbetën edhe me një lojtar më pak, pasi mori kartonin e dytë të verdhë Alvaro Oriozola./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera