Befason opozita serbe, ja çfarë propozon për zgjidhjen e porblemit me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 25 May 2019
Partia e Lirisë dhe e Drejtësisë (SSP) në Serbi prezantoi sot një propozim-Deklaratë për pajtimin e popullit serb dhe shqiptar i cili parasheh mënyrën e zgjidhjes së problemeve të jetës së njerëzve ndërsa çështja e statusit mbetet mënjanë, sepse, siç thonë nga kjo parti, në këtë moment nuk mund të zgjidhet për shkak të pozicioneve krejtësisht të kundërta.
“Kjo Deklaratë bën thirrje për pajtim, për promovim të gjërave të mira nga e kaluara e përbashkët dhe heqje të pengesave”, ka thënë nënkryetari i SSP-së, Borko Stefanoviq, shefi i dikurshëm i ekipit negociator të Serbisë me Kosovën, në një konferencë me gazetarë, duke shtuar se “oligarkitë e alienuara” në Beograd e Prishtinë nuk mund të sjellin pajtimin.
Ai tha se ky dokument paraqet “drejtimin e qartë të lëvizjes për dy popujt të cilët nuk dëshirojnë të jenë të robëruar në llogoret e urrejtjes dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme”.
“Vizioni ynë për sa i përket statusit të Kosovës e Metohisë është i njohur, por ne s’duam që ta ekspozojmë atë në këtë dokument”, tha Stefanoviqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
Ndërkaq, kryetari i SSP-së, Dragan Gjillas, tha se problemet e jetës së mund të zgjidhen “bashkërisht, nëse jemi të gatshëm, të hapur, dëshirojmë të bashkëpunojmë, natyrisht me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”, ndërsa theksoi se regjimet në Beograd e Prishtinë e shfrytëzojnë problemin e Kosovës për “qëllime të brendshme politike”.
“Kjo do të jetë politika partiake që do ta zbatojmë kur të jemi në pushtet, do të insistojmë në këtë si dokument fillestar për bisedime të mëtejshme”, tha GJillasi, duke shtuar se “jeta nuk i pret politikanët” dhe kështu problemet duhen zgjidhur sa më parë.
Ai deklaroi se nuk do të marrin pjesë në seancën e së hënës në Kuvendin e Serbisë ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të flasë për Kosovën.
Deklarata e propozuar parasheh miratimin e një sërë protokollesh – mbi bashkëpunimin e sistemeve të sigurisë dhe drejtësisë, lirinë e lëvizjes, zgjidhjen e çështjeve të së drejtave pronësore, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin në fushën e kulturës, sportit, medias, arsimit, shëndetësisë.
Në Deklaratë thuhet po ashtu se momentumi aktual politik e historik kërkon zgjidhje të guximshme dhe afatgjate, por assesi “zgjidhje të shpejtë që kërcënon nxitjen e përleshjeve në Ballkan”.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...