Lajme

Befason ministri, thotë që u zhgënjye nga rezultatet e PISA-s

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 03 December 2019

Kosova është e treta me rezultatin më të dobët në PISA-n e vitit 2018.

Kështu, i bie që sistemi arsimor është një tragjedi në vete, shkruan gazeta inFokus.

Përafërsisht, njëjtë ishte edhe në vitin 2015.

-Advertisement-

Mbrapa Kosovës janë vetëm Filipinet e Republika Domenikane.

E këto rezultate i ka komentuar edhe shefi në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, shkruan gazeta inFokus.

Ky, ka thënë që nuk ka pritur këto rezultate.

“Ajo çka ne kemi prit të kemi një rezultat më të mirë, nuk kemi rezultat më të mirë. Nuk janë ato rezultatet të cilat ne do të dëshironim ti kemi sot. Në pjesën e matematikës kemi rritje dhe në pjesën e leximit, në krahasim me vitin 2015. Ajo që është vërejtur është se kemi rënie në shkencë. Ndoshta në rezultat në shkencë ka ndikuar mbajtja e testit në mënyrë digjitale”, tha ai.

Për gjendjen katastrofale të arsimit në vend pajtohen të gjithë.

Por, askush, sikur ministri Bytyqi, nuk pranon ta marr fajin në vete, shkruan gazeta inFokus.

“Ne kemi thënë se presim rezultate më të mira, janë disa rezultate më të mira, por nuk janë ato që kemi pritur. Tani se kush është përgjegjës duhet të flasim në tërësi, më së paku jemi ne se kemi pasur tre muaj kohë. Ne duhet ta shikojmë sistemin arsimor. Ministritë mund të bëjnë politika të mira. Nuk mund të bëhen për tre muaj për të përmirësuar shkathtësitë e nxënësve. Për tre muaj ne jemi marrë me çështje teknike. Në 2018 ne i kemi bërë përgatitjet e mira teknike”, tha ai.

Ai tha se për të dal me rezultate të mira në PISA 2021 duhet një organizim më të mirë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera