Sport

Befason mesfushori anglez, “var këpucët në gozhdë” në moshën 30-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 08 July 2022

Jack Wilshere e mbyll me futbollin. Mesfushori i rritur te Arsenali, i cili debutoi me “topçinjtë” që në moshën 16-vjeçare dhe shihej si një nga futbollistët më premtues, ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë” në një moshë kur pritej të ishte në kulmin e karrierës.

Karriera e Wilshere erdhi në rënie vitet e fundit dhe pas disa muajsh pa skuadër, në janar u transferua te Aarhaus në Danimarkë, por edhe aty nuk arriti të lërë gjurmë, duke bërë që danezët të mos i ofronin rinovim kontrate.

Në kushte të tilla, mesfushori ka vendosur ta mbyllë njëherë e mirë me futbollin e luajtur, ndonëse në moshën 30-vjeçare, teksa e ardhmja pritet të jetë sërish në të njëjtin sport, por këtë herë me detyra të tjera.

-Advertisement-

Me fanellën e Arsenalit, Wilshere numëron 197 ndeshje dhe 14 gola të shënuar, ndërsa në total numëron 288 ndeshje me klube dhe 18 gola të shënuar. Mesfushori ka veshur plot 34 herë edhe fanellën e përfaqësueses angleze, me të cilën ka shënuar edhe dy gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera