Sport

Befason Kovaçiç, kjo është skuadra e tij e re

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 07 August 2018

Mateo Kovaçiç është vetëm një hap larg që të bashkohet me Chelsean si lojtar i huazuar nga Real Madridi, shkruan GazetaFokus.

Kroati dhe të dyja klubet së shpejti do të arrijnë një marrëveshje pas negociatave të mundimshme nga të dyja palët.

Chelsea do të përforcohet në mesfushë me një futbollist fantastik, ndërsa Real Madridi do të ketë ende nën kontroll një lojtar që ata kanë besim të madh.

-Advertisement-

Marrëveshja është arritur sot (e martë) pasi Kovaçiç mori një qëndrim të prerë se nuk do të  jetë më pjesë e Los Blancos.

LEXO EDHE: UEFA jep lajmin e madh për stadiumin e Prishtinës

Sipas mediave në Spanjë mesfushori vendosi të stërvitej vetëm në një fushë të vogël në kompleksin e klubit, pa asnjë udhëzim nga asnjë prej stafit stërvitor të klubit.

Marrëveshja midis klubeve do të publikohet në orët e ardhshme dhe Kovaçiç së shpejti pritet të niset për në Londër për të nisur aventurën e tij të re. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera