Sport

Befason Jurgen Klopp: Ja çfarë do të thotë për të nëse Liverpooli arrinë kualifikimin në Champions

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 18 May 2021

Skuadra e Liverpoolit është duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ aktualisht renditen të pestit me 63 pikë, një me pak se Chelseas që pozicionohet i katërti dhe tri me pak se Leicesteri që mbanë vendin e tretë.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp mund ta siguroj pjesëmarrjen në garën më prestigjioze për klube në Evropë në rast se fiton dy ndeshjet e mbetura, pasi Chelsea dhe Leicesteri do të përballen sonte mes veti dhe njëra prej tyre do të lëshoj pikë.

-Advertisement-

Lidhur me kualifikimin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ka folur trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman ka thënë se nëse Liverpooli arrinë kualifikimin në Champions do të jetë një nga arritjet më të mëdha ndonjëherë.

“Masive, absolutisht masive. Do të jetë një nga arritjet më të mëdha, ndonjëherë. Unë e di se si tingëllon kjo, por është e vërteta. Të gjithë këtu e shohin ashtu”, deklaroi Klopp.

Liverpooli sezonin e kaluar e fitoi Premierligën, kurse këtë sezon për shkak të lëndimeve të shumta akoma nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera