Sport

Befason Ismet Munishi: Futbollistët e Prishtinës nuk e marrin pagën kurrë me të parin

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 16 May 2021

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, është i ftuar në emisionin ‘Ekipa A’ në ATV, ku po analizon xhiron e 35-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Munishi ka folur edhe për ekipin e Prishtinës që pasditen e së dielës u shpall kampione e Kosovës pas tetë viteve.

Tekniku prishtinas i ka uruar kryeqytetasit për fitimin e titullit kampion, derisa ka thënë se lojtarët e Prishtinës meritojnë respekt, pasi nuk i marrin rrogat kurrë me të parin.

-Advertisement-

Me pas ai ka shtuar se futbollistëve të Prishtinës iu vonohen pagat 3-4 muaj.

‘Urime Prishtinës titullin e ka merituar plotësisht, pasi që i ka mposhtur rivalët direkte, Prishtina ka shumë futbollistë cilësor, këta lojtarë meritojnë respekt, pasi që ne e dina, që të Prishtina ka probleme me paga. Në Prishtinë me të parin kurrë futbollistët nuk e marrin pagën. Iu vonohen pagat deri me 3-4 muaj’, ka thënë Munishi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera