Sport

Befason Ernesto Valverde me deklaratën e tij pas humbjes nga Athletico Madridi

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 09 January 2020

Barcelona është mposhtur me rezultat 3-2 nga Athletico Madridi në gjysmëfinalen e Supekupës së Spanjës dhe është eliminuar nga kjo garë, shkruan Gazeta inFokus.

“Los Colchoneros” mposhtën Barcelonën pas një ndeshje të “zjarrtë” në minutat e fundit.

Skuadra e Simeones përmbysi rezultatin ndaj Blaugranëve në 10 minutat e fundit, nga 2 me 1 në 3 me 2.

-Advertisement-

Pas humbjes ka folur trajneri Ernesto Valverede, i cili është shprehur shumë i pa kënaqur me formën se si është mbyllur kjo ndeshje.

“Lojë e fortë, ne kemi mbizotëruar lojën, duke  pasur ndeshjen nën kontrollë, por në fund ata na kthyen mbrapa”

“Athletico ka bërë një lojë të fortë. Ata luajtën me nivelin që duhet për të kaluar tutje, sepse është një ndeshje e cila vendos për gjithçka” përfundoi ai.

Të hënën pritet një takim i drejtuesve të Barcelonës të cilët sipas të gjitha gjasave do ta shkarkojnë trajnerin spanjoll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera