Lajme

Befason deputeti: Spotet e këngëtarëve cenojnë sigurinë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 26 October 2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur sot në Frontal për sigurinë kombëtare, duke thënë se siguria në Kosovë nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake.

Ushtaraku që u bë pjesë e PDK-së, ka përmendur edhe një element që mund të vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare.

Sipas tij spotet e këngëtarëve dhe skenat erotike në to, janë cenim i sigurisë.

-Advertisement-

“Edukimi televiziv mund të jetë rrezik nacional. A e keni pa muzikën tonë çfarë fjalë dhe çfarë skena fliten. A nuk paraqet cenim i sigurisë ajo mu dridh mbi tavolinë dhe me gju euro dhe dollarë përpjetë, a?  A s’paraqet rrezik gjithë ato skena erotike?  Filmat turq që i dominojnë televizionet dhe krejt skenarët e tyre falsin për tradhtinë pandershmërinë, imoralitet…Siguria nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake”, ka thënë Berisha në Frontal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera