Rozë

Befason Çiljeta, mbulon tatuazhin me simbolin e krishterë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 10 April 2020

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga vendosi të ndërrojë fenë e saj, duke u kthyer nga e krishterë në muslimane.

Këngëtarja nisi të falej në xhami, mbante Ramazan dhe në tetor të vitit që lamë pas fshiu edhe tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj.Pikërisht fshirja e këtij tatuazhi hapi polemika të mëdha në rrjet.

Disa e mbështetën Çiljetën për këtë veprim, ndërsa të tjerë e panë si gjest të pavend duke i thënë se po bënte mëkat.Mirëpo, pavarësisht se ka kaluar kohë, ky tatuazh duket se vazhdon ta shqetësojë po njësoj këngëtaren.

-Advertisement-

Ditën e sotme, ajo ka ndarë në InstaStory disa poza të vjetra dhe çuditërisht e ka mbuluar tatuazhin e saj në këmbë me emoji, si të ishte diçka e turpshme apo e sikletshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera