Sport

Befason Challandes me deklaratën e tij pas barazimit me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 05 September 2021

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Greqinë, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i ‘Dardanëve’, Bernard Challandes, i cili ka thënë se Kosova nuk e shpëtoi një pikë, por Greqia.

Me pas tekniku zviceran shtoi se Kosova ka luajtur mirë dhe ka treguar mentalitet të mirë.

-Advertisement-

“Ekipi punoi shumë deri në sekondën e fundit. Ne nuk e shpëtuam një pikë, Greqia e shpëtoi një pikë. Ne luajtëm futboll, tentuam dhe luftuam. Ekipi im ka luajtur dhe ka tentuar të luajë. Ekipi tregoi mentalitet të mirë. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit. Në fund mund t’i them ekipit urime”, deklaroi Challandes.

Kosova ndeshjen e radhës e luan të mërkurën ndaj Spanjës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera