Sport

Befason Challandes, ja pse nuk e ftoi Mirlind Dakun

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 13 April 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka qenë i ftuar sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, shkruan Gazeta inFokus.

Challandes ka folur gjerë e gjatë për ekipin kombëtar të vendin tonë, ku ka treguar gjera të pa thënë më parë.

Tekniku zviceran e ka arsyetuar edhe një herë mos ftesën e Mirlind Dakut për tri ndeshjet që Kosova i zhvilloi në muajin mars.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se Daku nuk mund të jetë lojtar më i mirë se tjerët vetëm se ka shënuar disa gola në Superligë.

“Daku është temë për ekipin tonë dhe për mua. Unë e pranoj pyetjen tënde vetëm nëse mendoni se ishte zgjedhje e keqe, se Daku është më i mirë se ndonjë lojtarë tjetër që ishte në ekip, por vetëm pse ka shënuar disa gola këtu në kampionat, jo, kjo nuk është arsyeja”, tha Challandes.

Tutje trajneri i Kosovës ka potencuar se nuk mund të krahasohet një sulmues i Superligës me një sulmues si Rashica.

“Është çështje e konkurrencës. Unë nuk flas keq për Ligën e Kosovës. Nuk mund të krahasoni një sulmues të ligës së Kosovës me një sulmues si Rashica. I kam parë dy lojë të Dakut tani në Kupë dhe në kampionat”, ka shtuar Challandes.

Bernard Challandes ka marrë shumë kritika nga opinioni sportiv në Kosovë për mos ftesën e Mirlind Dakut për ndeshjet e marsit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera