Sport

Befason Cadiz CF, mposht Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 05 December 2020

Ajo që dukej e lehtë për djemtë e Ronald Koeman, në fakt doli e pamundur.

Avaro Giminez shënoi për ekipin vendas në minutën e 8’.

Barcelona ende dukej mire, dhe të gjithë mendonin se ndeshja do të ndrronte kahun.

-Advertisement-

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Cadiz.

Me të nisur pjesa e dytë, ‘Blaugranët’ dukeshin se e kishin seriozisht rikthimin.

Ata shënuan gol në minutën 57’ përmes një autogoli të Pedro Alcala.

Por, në minutën e 62 hyri në lojë Alvaro Negredo, ish sulmuesi i Real Madrid, i cili i ndëshkoi mysafirët në minutën 63’.

Rezultati përfundoi me fitoren e Cadiz, tani Barcelona renditet e shtata në tabelë me 14 pikë, ndërsa Cadiz në vendin e pestë me 18 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera