Sport

Befason Bylbyl Sokoli me deklaratën e tij pas barazimit me Drenicën

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 01 March 2021

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhtim te Drenica, në duelin e vlefshëm për xhiron e 22-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i gjilanasve, Bylbyl Sokoli, i cili ka thënë se është i kënaqur me rezultatin.

“Është e vërtetë që kanë munguar 4-5 futbollistë, por kjo nuk e arsyetohet. Unë mendoj qe ekipi duhet të luaj më guximshëm, djemtë dhanë maksimumin unë i përgëzoj për angazhimin, por në këtë angazhim duhet me pas më shumë këmbëngulësi, vetëbesim, gjakftohtësi, siguri, këto sot na munguan. Jam i kënaqur me këtë rezultat por ky ekip jam i sigurt që mundet shumë më shumë të jep. Prandaj duhet të kërkohen gabimet, duhet shumë punë në aspektin e krijimit të vetëbesimit”, ka thënë fillimisht Sokoli.

-Advertisement-

Tutje ‘Proffa’ ka shtuar se brenda ekipit të tij ka shumë jo siguri.

“Unë e kam qartë prej ditës së parë se çfarë kemi dhe çfarë duhet të ndryshojmë. Duhet me pranu që ekipi ende nuk është në atë filozofinë e lojës të cilin ne e kemi apliku. Ka shume jo siguri brenda ekipit”, tha Sokoli për “Art Sport”.

Pas këtij barazimi Gjilani mbetet i katërti me 32 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera