Sport

Befason Bylbyl Sokoli: Ky ishte lojtari më i mirë i Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 29 March 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka nisur me humbjen rrugëtimin për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ janë mposhtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga Suedia me rezultat 0-3.

Disfatën e kosovarëve e ka komentuar trajneri dhe analisti i njohur, Bylbyl Sokoli, i cili ka treguar emrin e futbollistit më të mirë të Kosovës në takimin ndaj suedezeve.

-Advertisement-

“Pas humbjes 3-0 është shumë e vështirë me gjet më të mirin. Në mesin e më të mirëve në këtë duel ishte Florent Hadërgjonaj”, tha Bylbyl Sokoli në Dueli Sportiv.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj të mërkurën ndaj Spanjës në stadiumin e Sevillas./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera