Lajme

Befason Berisha: “Kurti po bënë mirë”, Matoshi: Ti se dinë çfarë është gazetaria

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 21 June 2023

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, gazetari Ridvan Berisha tha se Kosova nuk mund të jetojë me këtë ndikim të Serbisë në veri. “Kosova asnjëherë nuk i ka thënë jo dialogut, as kryeministri, e pamë që do të shkojë në Bruksel”, tha Berisha.

“Prej vitit 2011 Kosova është në dialog dhe për të gjitha marrëveshjet e arritura Serbia është fajtore për moszbatim. Kryeministri Kurti ka thënë se mjaftë është mjaftë”, tha Ridvani.

Sipas tij Kurti po bënë mirë, sepse atje nuk ka shtet.

-Advertisement-

Pas këtij qendrimi të Berishës, Matoshi pyeti se a e dini ju kolegë kush i ndërton diktaturat autoritarizmat? Rrështimi, duartrokitjet, kjo bënë autoritarizma dhe jo qejfi i një njeriu që ka ardhë nga askundnajës do të thoshte Kadareja, dhe po don me u ba diktatorë. Ju me qendrimet e tilla po rreshtoheni me gabimet e Kurtit në veri.

“Kurti ka bërë mirë që do të shkojë në Bruksel, ti se din çfarë është gazetaria, i tha Matoshi, Berishës.

“Çfarë shkolle ke kry bre burrë, të Ramiz Kelmendit a, ata që e kan kry shkollën atje e kanë mësuar këtë gjë”, Matoshi iu drejtua ashpatoshi iu drejtua ashpër Berishës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera