Rozë

Befason Atdheu: Kam bërë burg për dashurinë!

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 20 January 2021

Atdheu mbrëmjen e sotme në Për’Puthen ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë që askujt nuk ia priste mendja.

Ai thotë se iku pa letra vetëm për të takuar vajzën që dashuronte, e cila qëndronte në një shtet evropian, madje ka bërë edhe burg për këtë shkak, por në fund pavarësisht sakrificave janë ndarë.

“Kam pas ikur një herë pa letra në një shtet evropian pastaj u ktheva në Kosovë, ishin disa probleme siç janë shqiptarët me fjalë. I kishin thënë që ai është tip aventurier, ka pasur shumë goca. U dashurova në atë kohë dhe ia futa prap në të zezë, jam bërë copë copë këmbët gjak, kam bërë edhe burg kam ik e kam taku. Sa arrita erdhi ndarja”, tha Atdheu.

-Advertisement-

Pas rrëfimit emocionues të tij erdhi edhe një reagim i Melisës.

Melisa: Po mos e gjetsha!

Atdheu: Mos u gjetë kurrë!

Melisa: Ajo faleminderit…

Arjan Konomi: Po të mos kishte ndodhur as do të ishte këtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera