Lajme

Befason analisti kosovar: Serbia e din që Shqipëria nuk është në krah të Kosovës

Autori: Samire Jaha 14:09 | 27 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën ka takuar liderët e opozitës në vend gjatë vizitës që ka bërë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Vizitë kjo e cila sipas analistit politik Nexhmedin Spahiu, nuk e dëshmon që Shqipëria është në krah të Kosovës, pasi që të gjithë e dinë që nuk është.

Në një prononcim për Gazetën Infokus Spahiu tha se kjo gjë është e dëshmuar historikisht në kohën e luftës.

-Advertisement-

“E din Serbia që Shqipëria nuk është në krah të Kosovës, këtë historikisht e ka dëshmua edhe në kohën e luftës domethënë ka pasur vullnetarë që kanë ardhur për ta ndihmuar Kosovën, por shteti shqiptar nuk ka ardhur me e ndihmuar dhe nuk ka quar as tankse as avion për ta ndihmuar Kosovës”, tha njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu për Infokus-in.

Spahiu për Infokus-in, gjithashtu shtoi se kjo është çështje e dëshmive para opozitës si nga ajo e vendit por edhe asaj të Shqipërisë.

Sipas Spahiut tha se kjo është një vizitë që është bërë me ftesë të kryeministrit Kurti, për të dëshmuar para opozitës që nuk i ka ftohur marrëdhëniet me Shqipërinë, si dhe e njëjta gjë edhe nga krahu tjetër.

“Një vizitë e cila është bërë më ftesë të Albin Kurtit pasi që i janë bërë kritika që i ka acaruar dhe i ka ftohur marrëdhëniet me Shqipërinë dhe ka dashur të dëshmojë para opozitës që kjo gjë nuk qëndron, dhe e njëjta gjë edhe nga Edi Rama për ti treguar opozitës në Shqipëri që ai nuk është që i ka kthyer shpinën Kosovës, krejt lidhet me opozitën në Kosovë dhe opozitën në Shqipëri”, tha njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera