Lajme

Befasojnë ferizajasit, po rrinë më së shumti në shtëpi!

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 03 April 2020

Komuna që po e respekton me përpikëri vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lëvizur gjatë kohës së ndalim qarkullimit në Kosovë, duket se është Ferizaji.

Në këtë qytet, sipas raportit të policisë së Kosovës nuk është shënuar asnjë rast i ndalimit të qytetarëve jashtë orarit të lejuar, shkruan gazeta inFokus.

Ndryshe, sipas të dhënave të këtij institucioni në qytetet tjera të Kosovës janë arrestuar edhe 34 persona në 24 orët e fundit, të cilët nuk i kanë respektuar urdhërat për të mos lëvizuar gjatë kohës sa është vendosur ora policore.

-Advertisement-

Më së shumti në Prishtinë dhe në Gjakovë, shkruan gazeta inFokus.

Në raportin epolicisë thuhet se në këto dy qytete janë arrestuar nga 11 persona, derisa në Prizren janë arrestuar 4 persona. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera