Lajme

Berat Rukiqi vazhdon “fushatën” në biznese, sot ishte Pejë

Autori: Halil Berisha 16:35 | 08 November 2019

Shefi i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ppo vazhdon vizitat në ndërmarrje vendore të suksesshme anë e kënd Kosovës.

Arsye e krejt këtyre vizitave nëpër prodhuesit vendor është për t’u dhënë përkrahje, e për të dëgjuar hallet e problemet që përballen çdo ditë.

Kështu, këtë të premtë, Rukiqi, qëndroi në qytetin e Pejës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Atje, u takua me pronarët e ndërmarrjeve ELKOS, Aldex, Altifi-F e Eurosteel.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në këtë qytet, u takua edhe me të parin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, shkruan gazeta inFokus.

“Sot ne Peje, ne qytetin e disa prej ndermarrjeve me te suksesshme te Kosoves te pasluftes. Falenderoj Kryetarin e Komunes z. Muhaxheri dhe pronaret e ndermarrjeve: ELKOS, Aldex, Altini-F, Eurosteel, per mikpritjen dhe bashkebisedimin e hapur, per nje perfaqesim me te mire te interesave te komunitetit te biznesit”, ka shkruar Rukiqi.

E para Pejës, gjatë kësaj jave, Rukiqi kishte vizituar edhe bizneset e Ferizajt.

Madje, këtë vend e kishte konsideruar si regjionin me potencialin më të lartë ndërmarrës, shkruan gazeta inFokus.

“Vazhduam ne regjion e Ferizajit, regjionin me potencialin me te larte ndermarres. Cilesi ne rritje, eksport ne rritje, orientim i qarte per te ardhmen ne Kosova Model, Doni Fruits, Ferplast, IMK”, kishte shkruar Rukiqi.

Ndërsa, vizitë, Rukiqi i ka bërë edhe ndërmarrjeve vendore në qytetin e Prizrenit.

“Kenaqesi ta shohesh kapacitetin prodhues dhe sherbyes te ketyre bizneseve te trasheguara me gjenerata dhe te zhvilluara nga te rinje me potencial global. Te gjithe te gatshem per eksport, me pune cilsore europiane ta sfidojne tregun e jashtem. Falenderime per pritjen dhe gatishmerine per bashkepunim Hotel Premium Park, Jasini Metal, Ks Group, Vertigo, Ëink haus”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera