Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kạnosjen e dëshmitarit Mehmeti
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 28 October 2024
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit.
Shpallja e aktgjykimit është bërë këtë të hëne nga gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”
Sipas gjykatësit Sadikaj, nga provat materiale dhe personale nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale siç është akuzuar.
Ndërkaq, shpenzimet e procedurës bie në barrë të buxhetit të gjykatës, si dhe pala e pakënaqur në afat prej 30 ditësh ka të drejtën në ushtrimin e ankesës pasi që të pranojnë vendimin në formë të shkruar.
Me rastin e shpalljes së aktgjykimit i pranishëm nuk ishte prokurorja Ardiana Veseli si dhe i akuzuari Bedri Krasniqi.
Ndryshe Kransiqi me 13 shtator 2023 ishte liruar nga Themelorja për vrasjen rëndë ndaj dy zyrtarëve të UNMIK, mirëpo Prokuroria Speciale ka parashtruar ankesë ndaj vendimit dhe lënda është në Apel për trajtim.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2019, më 18 prill 2019 në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, në drejtim të Prishtinës, tani i akuzuari Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit, e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbim Mehmeti gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.
Tutje, në aktakuzë thuhet se pasi janë vendosur të dy në të njëjtin mjet transporti gjatë rrugës, i akuzuari Krasniqi ka komunikuar me të dëmtuarin Mehmeti para hyrjes në automjet dhe gjatë trasnportimit, duke e kanosur këtë të fundit me fjalët “qysh e ki famijen, e di se familjen e ki në Francë dhe se djali yt i ka bërë katër vite, po ashtu edhe vëllezrit tuaj punojnë me disa kabllo internet”, duke i bërë me dije të dëmtuarit për mundësinë e arritjes së qëllimeve ndaj tyre.
Në vazhdim sipas aktakuzës, i akuzuari ka thënë “Është më mirë të kujdesesh për familjen tënde, e mos të meresh me punë tjera”, duke aluduar në mosdëshmimin e tij ndaj të akuzuarit në çështjen penale të vrasjes së rëndë dhe thuhet se me këto fjalë i akuzuari e ka shqetësuar seriozisht të dëmtuarin se do ta privojë nga jeta ose që do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor ndonjë anëtari të familjes.
Me këtë, Krasniqi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë ose me dënim deri në një vit.
Të tjera
-
Stafi politik i deputetëve shpenzon mbi një milionë euro për shtatë muaj
Kuvendi i Kosovës nga buxheti i shtetit paguan një shumë të majme në paga vet...
-
Abdixhiku ia nxjerr Kurtit videon ku premtonte 160 çerdhe dhe që i ka realizuar vetëm 4: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në Facebook ka thënë s...
-
Dietë me patate, hiqni pesë kg për tri ditë
Dieta është shumë e varfër dhe nuk është për gjithkënd, prandaj do të duhej t...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar pesë ạrmë zjạrri
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacio...
-
Pas vendimit për të mos mbështetur asnjërin nga kandidatët për president, nisin dorëheqjet nga “Washington Post”
Michele Norris, një kolumniste në The Washington Post, ka dhënë dorëheqjen, d...
-
“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, fillon dëshminë Fatmir Sopi në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës(DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmi...
-
Arian Mavriqit ia anulojnë ekspozitën në Serbi, befason pasi tregon edhe arsyen
Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi këtë të premte në emisionin...
-
Graçanicë: Një burrë raporton në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij
Një burrë në Graçanicë ka raportuar në polici se ka probleme me djalin e tij,...
-
Harris apo Trump? Këto janë shtetet që mund të vendosin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, por në zgjedhjet pres...
-
Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për “shpifje dhe dëmtim të reputacionit”
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sami Lushtaku sot do të dorëzojë ...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë
Është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë. Poli...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...