Bedri Istrefi del prej kontrollit, akuzon rëndë Valdrin Llukën
Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 27 December 2019
Drejtori i Telekomit të Kosovës, ndërmarrjes buzë falimentimit, Bedri Istrefi, ka shfryrë mllefin ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomk, Valdrin Lluka në një postim në llogarinë e tij në facebook.
Përveq, akuzave për mungesë përkrahjeje për Telekomin, Istrefi akuzon Llukën se po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare.
Krejt kjo sipas kreut të ndërmarrjes që tani po lufton për ekzistencë, kanë ardhur nga deklarimet sipas tij tendencioze të ministrit Lluka.
“Deklarimet e ministrit Lluka për qëllime e tij tendencioze, jo vetëm që kanë stagnuar operimet normale të kompanisë sonë, por me veprimet e tilla po rrezikon edhe Sigurinë Nacionale duke vështirësuar operimin edhe institucioneve të sigurisë kombëtare, siç janë Policia e Kosovës, AKI, KFOR-i, Shërbimi i Zjarrfikësve, Shërbimi i Emergjencës, Kulla e Aeroportit”, shkruan Istrefi.
Ai po kërkon nga Lluka që ti mundësoi dhe lehtësoi procedurat e finalizimit të procesit të marrjes së një garancioni bankar për t’i financuar projektet për implementimin e Kodit Shtetëror, Ligjit për Përgjim si dhe mirëmbajtjen e tërësishme të platformave teknike./Gazeta inFokus/
Lexojeni të plotë deklarimin e Bedri Istrefit:
Viti 2019 Telekomin e Kosovës e ka karakterizuar me sfida dhe vështirësi të shumta, qoftë në aspektin e operimeve si rezultat i pamundësisë financiare për t’i mirëmbajtur dhe zhvilluar platformat e veta për ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorët; qoftë nga mungesa e përkrahjes së munguar nga Aksionari, konkretisht nga MZHE, si përfaqësues i Qeverisë së Kosovës.
Është e kuptueshme se të gjithë kompanitë telekomunikuese në botë viteve të fundit janë ballafaquar me rënie të të hyrave si pasojë e shumë faktorëve, ndërsa kësaj rënie nuk i ka shpëtuar as Telekomi i Kosovës. Duke marrë parasysh këtë trend, Telekomi i Kosovës, problemet, sfidat, telashet financiare i ka adresuar në mënyrë zyrtare vazhdimisht tek ministri i MZHE-së z. Valdrin Lluka.
Ministrit Lluka çdo herë dhe në çdo takim të mundshëm i janë rikujtuar problemet dhe pasojat e mundshme nga neglizhenca dhe mospërkrahja e duhur për kompaninë tonë, në kohën kur kemi pasur nevojë më së shumti për bashkëpunim reciprok dhe adresim të qartë të vendimmarrjeve në të dobi të stabilitetit teknik, financiar dhe social për Telekomin e Kosovës.
Në vend të kësaj përkrahje të munguar, ministri Lluka për arsye që vetëm ai i dinë, në shumë raste e ka dëmtuar imazhin e Telekomit të Kosovës me deklaratat e tij për falimentim të ndërmarrjes, deklarime këto që nuk do të duhej të përfaqësonin qëndrimin parimor dhe logjik të Aksionarit, në këtë rast Qeverisë së Kosovës.
Prapavija e deklarimeve të tilla nga ministri Lluka edhe sot mbetet e panjohur dhe e pasqaruar.
Dhe, në të njëjtin kohë vendimi për mosekzekutim të mjeteve të ndara të Qeveria e Kosovës, ministri Lluka e forcon edhe më tepër bindjen tonë se me vendimet e tij po e dëmton qëllimshëm dhe për interesa të tij afarizmin e Telekomit të Kosovës.
Deklarimet e ministrit Lluka për qëllime e tij tendencioze, jo vetëm që kanë stagnuar operimet normale të kompanisë sonë, por me veprimet e tilla po rrezikon edhe Sigurinë Nacionale duke vështirësuar operimin edhe institucioneve të sigurisë kombëtare, siç janë Policia e Kosovës, AKI, KFOR-i, Shërbimi i Zjarrfikësve, Shërbimi i Emergjencës, Kulla e Aeroportit.
Ne gjatë gjithë kësaj kemi kërkuar përkrahje nga ky ministër për të na mundësuar dhe lehtësuar procedurat e finalizimit të procesit të marrjes së një garancioni bankar për t’i financuar projektet më të rëndësishme për Telekomin e Kosovës, siç janë projektit për implementimin e Kodit Shtetëror, Ligjit për Përgjim si dhe mirëmbajtjen e tërësishme të platformave teknike.
Megjithatë, të gjitha këto sfida dhe vështirësi i kemi përballuar dhe tejkaluar me angazhim të përbashkët.
Telekomi i Kosovës ka përcaktuar synime dhe objektiva të qarta për vitin e ardhshëm, dhe besojmë se do të arrijmë t’i jetësojmë me përkushtimin e paçmueshëm të të gjithëve, duke përfshirë mbështetjen e nevojshme institucionale.
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...